“Mbështetësit e Veliajt rrethuan SPAK”, Bardhi përplaset me ministrin Hoxha

13 Shkurt 2025 | 11:24

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi debatoi në kuvend me ministrin e Brendshëm Hoxha lidhur me tubimin e një ditë më para SPAK në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Bardhi i kërkoi ministrit të Brendshëm të hetojë punonjësit e bashkisë që sipas tij bllokuan një ditë më parë prokurorinë e posaçme dhe trafikun në kryeqytet.

“Dua të denoncoj precedentin e djeshëm ku një turmë kanë pushtuar ambientet e jashtme të SPAK dhe nuk ka pasur polici për grumbullimin e paligjshëm… me një grup personash të filmuar dhe identifikuar, drejtorët e bashkisë së Tiranës që urdhëronin punonjësit e administratës që të dilnin në mbështetje të një personi të akuzuar për miliona euro vjedhje. Jo vetëm që nuk ka pasur asnjë veprim për tubimin e paligjshëm dhe mungesë të Policisë duke mos vepruar, por u pengua edhe transferimi i të arrestuarit për korrupsion për ta dërguar anë paraburgim. Nuk kemi dëgjuar të nisë ndonjë procedim penal për drejtorët batakçinj të bashkisë Tiranë, t’i procedojë punonjësit e bashkisë Tiranë që për orë të tëra bllokuan rrugët e Tiranës”, tha Bardhi.

Ministri Hoxha u kundërpërgjigj mohuar fakti se policia nuk veproi pas grumbullimit të panjoftuar të simpatizantëve të kryebashkiakut.

“Nuk jemi në kushtet e një lajmërimi për protestë, por simpatizantë dhe dashamirës të Bashkisë janë grumbulluar përpara GJKKO për të mbështetur kryetarin e Bashkisë. Nuk jemi në rastin kur kemi të bëjmë me një protestë e lajmëruar më parë. Jemi në kushtet kur këta simpatizantë kanë dashur që të jenë prezent kur në dhënien e vendimit. në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë që Policia e Shtetit nuk braktisi detyrën. Nuk ka pasur asnjë incident”, tha ministri Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026