Vuçiç nga Budapesti: Qeveria do të formohet nga fituesit e zgjedhjeve
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të hënën në Budapest se Qeverinë e re të Serbisë mund ta formojnë vetëm ata që i fitojnë zgjedhjet.
“Pra, fitojini zgjedhjet dhe formojeni Qeverinë,” ka thënë Vuçiç, si përgjigje ndaj vlerësimit të Iniciativës qytetare “Proglas” se formimi i një Qeverie të përkohshme mund të jetë “dalje e arsyeshme dhe më pak e dhimbshme nga kriza”.
Tash e tre muaj në Serbi po mbahen protestat e organizuara nga studentë dhe qytetarë tjerë serbë, të cilët kërkojnë përgjegjësi për shembjen e një pllake betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, si pasojë e së cilës kanë vdekur 15 persona dhe dy tjerë janë plagosur rëndë.
Millosh Vuçeviç ka dhënë dorëheqje me 28 janar nga pozita e kryeministrit, si përgjigje për protestat. Megjithatë, studentët janë zotuar se do t’i vazhdojnë protestat.
Vuçiç në Budapest, ku është nderuar me Urdhrin e Kryqit të Madh për Merita, ka përsëritur se disa faktorë të jashtëm kanë tentuar të organizojnë një “revolucion me ngjyra” në Serbi, por nuk ka përmendur diçka në mënyrë specifike.
“Jam pothuajse i sigurt se e kemi mposhtur atë sfidë të jashtme”, ka thënë mes tjerash presidenti serb.
Ai e ka falënderuar edhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që, sipas tij “dënoi përpjekjen për revolucion me ngjyra në Serbi”, duke thënë se “Rusia e di se si duket kjo gjë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë