Vrasja në Shkodër/ Foto e autorit, vajza në gjendje të rëndë, ka një plumb në kokë

18 Shkurt 2025 | 12:36

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të martë Shkodrën ku një person humbi jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike.

Viktima është Kolë Manaj, ndërsa e plagosura Anila Prendushi, e cila është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa burimet thonë se ajo ka një plumb në kokë.

Sipas burimeve, ata nuk ishin banorë të zonës dhe bashkëjetonin prej gati pesë vitesh.

Ngjarja tragjike dyshohet se ka ndodhur pas një debati mes Anilës dhe Kole Manajt i cili e qëlloi me armë brenda në makinë vajzën dhe më pas vrau veten.

Ndërkohë, brenda automjetit është gjetur edhe arma e krimit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026