Xhelozi Patologjike? Psikologia analizon pse 34-vjeçari qëlloi veten dhe partneren…
Psikologia Eriona Hoxha ishte këtë të martë e ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania për të folur rreth rastit të rëndë në Shkodër, ku 34-vjeçari Kolë Manaj ka qëlluar me armë zjarri të dashurën e tij 44-vjeçare Anila Prendushi e më pas vrau veten.
Psikologia tha se në momentin që ai ka blerë një armë, ai e ka menduar që mund ta përdorte këtë armë, ndaj sipas saj ai mund të vuante nga xhelozia patologjike,
“Ne nuk e dimë nëse ia ka drejtuar herë tjetër zonjës këtë armë, për ti thënë që ti do qëndrosh në këtë marrëdhënie, ndaj unë mendoj se është më tepër xhelozi patologjike se sa krim pasioni. Sepse ne flasim për një marrëdhënie që është thyer. Nëse ajo i ka kërkuar ndërprerje të marrëdhënies ai nuk e ka pranuar. Edhe në rrjetet sociale vihet re një lloj posesiviteti, për të treguar një lloj pengmarrje. Historia na ka treguar se sa më shumë ekspozohen disa histori aq më shumë problematike janë”,-tha psikologia.
Ajo shtoi se në këtë veprim ekstrem mund të ketë ndikuar edhe mentaliteti.
“Ai mund të jetë ndierë i përdorur, se në mentalitetin shqiptar ne e kemi të vështirë të krijojmë marrëdhënie me një diferencë moshe ku gruaja të jetë më e madhe se burri, në këtë rast ajo është edhe e divorcuar me tre fëmijë. Ai mund t’u ketë dalë kundër të gjithëve për të mbajtur këtë marrëdhënie
Nga plagët e marra, 34-vjeçari ndërroi jetë, ndërsa Anila Prendushi ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Prendushi është nënë e 3 fëmijëve dhe bashkëjetonte me Kolë Manaj prej rreth 5 vitesh. Ngjarja ka ndodhur në makinën e saj. Ne TikTok, 34-vjeçari shpesh postonte foto me partneren, shoqëruar edhe me dedikime dashurie.
“Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”, është një nga postimet e Kolë Manajt në TikTok, shoqëruar me disa foto me 44-vjeçaren.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut