“Bajri ra në kurth”, gazetari: Shkoi vetë në polici, nuk e dinte për urdhër-arrestin

21 Shkurt 2025 | 18:14

Gazetari Igli Celemta, i ftuar në emisionin People në Euronews Albania, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me arrestimin e Safet Bajrit.

Ai tregoi se si SPAK, pasi nuk arriti ta kapte Bajrin gjatë një operacioni të RENEA, përdori një strategji tjetër për ta futur në kurth.

Sipas Celemtës, pas dështimit të operacionit, autoritetet dolën me një deklaratë zyrtare duke theksuar se kontrollet në Shkodër nuk kishin lidhje me Safet Bajrin, por me një përplasje me armë në fshatin Rrënzë.

Kjo lëvizje bëri që Bajri të dalë publikisht dhe të mohojë çdo përfshirje në këtë ngjarje dhe në masakrën e Bushatit.

“Tre ditë më parë, më 18 shkurt, në Shkodër, forcat operacionale dhe ato të RENEA-s ndërmorën një operacion në lagjen Dobraç me qëllim shoqërimin e Safet Bajrit, por ai nuk u gjet,” sqaroi gazetari.

Një ditë më vonë, më 19 shkurt, SPAK lëshoi një njoftim zyrtar, ku thuhej se ishin ekzekutuar masa sigurie për tre persona të dyshuar për shkëmbim zjarri në fshatin Rrënzë. Në këtë deklaratë, emri i Safet Bajrit nuk përmendej fare.

“SPAK e futi në kurth Safet Bajrin duke dalë me këtë njoftim zyrtar vetëm një ditë pas kontrollit, ku deklaroi se kishte nisur një procedim penal ndaj tre personave për ngjarjen në fshatin Rrenzë të Bushatit. Në këtë procedim, emri i Bajrit nuk figuronte, ndërkohë që për të kishte një masë sigurie nga SPAK e datës 17 shkurt. Lidhur me këtë ngjarje, Safet Bajri ka dhënë një intervistë ku pohon se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në fshatin Rrenzë dhe me masakrën e Bushatit. Ndërkohë, i fshehur në sirtarët e Gjykatës së Posaçme, paska qenë një urdhër-arresti i lëshuar ndaj tij”, tha Celemta.

Pas deklaratës së autoriteteve, Bajri doli në media për të mohuar përfshirjen e tij në ngjarjet e përmendura. Më pas, autoritetet i kërkuan të paraqitej në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës, duke i komunikuar se i duhej të jepte një profil ADN-je për një tjetër çështje.

I bindur se kishte sqaruar situatën, ai u paraqit vetë në polici, pa e ditur se mbi të rëndonte një urdhër arresti për vrasjen e Fatbardh Liçit.

“Pasi RENEA nuk e gjeti dot, duket se autoritetet ndryshuan strategji. Ata e ftuan për një procedurë të zakonshme, por sapo u paraqit në polici, e arrestuan dhe e transferuan në Tiranë, ku iu komunikua akuza dhe masa e sigurisë,” përfundoi Celemta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat është përfshirë në një përplasje në rrethana ende...
09:01 | 20/06/2026

Kryeministri Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së në mbledhje të zgjeruar, agjenda e plotë

Partia Socialiste do të zhvillojë këtë të shtunë, në orën 10:00, mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar në Pallatin e Brigadave. Mbledhja vjen në një...
08:04 | 20/06/2026

Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…

Analisti Aleksandër Çipa tha në “Review” me Greta Topjana se protesta e 20-të para Kryeministrisë lidhet me atë që ai e cilëson si një përplasje...
22:00 | 19/06/2026