Ekipi i PS feston 100 mijë regjistrimet nga Italia

22 Shkurt 2025 | 20:10

Teksa Berisha ndodhet sot në Parma, Ekipi i Partisë Socialiste ka festuar regjistrimin e 100,000 kërkesave nga Italia për të votuar deri në këto momente.

Gjatë një deklarate, drejtuesi i Diasporës për PS Taulant Balla theksoi se rreth 40% e të gjitha kërkesave për regjistrim si votues nga jashtë vijnë nga Italia, gjë që pritet të ketë një ndikim të madh në procesin zgjedhor. Italia dhe Greqia së bashku përbëjnë 70% të numrit total të kërkesave nga diaspora.

Socialistët mendojnë se ky rezultat  do të ndikojë pozitivisht në fushatën zgjedhore.

Gjithsej, sipas të dhënave të KQZ, janë 205,899 kërkesa për regjistrim teksa afati përfundon më 4 mars.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026