SHBA miraton qeset e nikotinës ZYN. Revolucion në reduktimin e dëmit te duhanpirësit

23 Shkurt 2025 | 17:17

Administra e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka autorizuar shitjen e qeskave të nikotinës ZYN në SHBA, duke u bërë kështu produkti i parë dhe i vetëm në këtë kategori.

Vendimi i bazuar në fakte shkencore konfirmon se qeskat e nikotinës ZYN janë një alternativë më pak e dëmshme për duhanpirësit e rritur. Ky vendim vjen në momentin kur FDA ka arritur në përfundimin se shitja e këtyre produkteve është në përputhje me parimet e mbrojtjes së shëndetit publik.

I ftuar në Emisionin ’Health o’clock’ nga Brunilda Cami, në Euronews Albania, Eksperti për Çështjet e Duhanit dhe Alkoolit, Roland Shuperka u shpreh se këto produkte kanë kaluar rishikime të rrepta shkencore, përfshirë vlerësime toksikologjike, dhe janë gjetur të përputhen me standardet shëndetësore publike.

“Në datën 17 janar FDA-ja i vuri vulën. FDA miratoi qeset e nikotinës, ZYN si një produkt më pak të dëmshëm se produktet e duhanit dhe më pas u çertifikuan në SHBA.  Në këtë drejtim, këto produkte janë absolutisht më pak të dëmshme se duhani. Duhet të vazhdojmë ti përdorim dhe të krijojmë një strategji”, tha eksperti Roland Shuperka.

Ky autorizim është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik duke qenë se këto produkte janë një alternativë më e mirë për përdoruesit e rritur të cigareve tradicionale.

Për të përfituar nga ulja e dëmit, ekspertët FDA këshillojnë që përdoruesit të kalojnë plotësisht nga cigaret te qeset me nikotinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026