I kërkuar ndërkombëtarisht, arrestohet në hyrje të Shqipërisë 38-vjeçari malazez

26 Shkurt 2025 | 09:10

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit kanë kryer kontrolle në bashkëpunim me Interpol Tiranën në hyrje të Shqipërisë. Si rezultat i kontrolleve të kryera, kanë kapur shtetasin malazez me iniciale A. P., 38 vjeç banues në Mal të Z, i cili po tentonte të hyjë në Shqipëri.

Ky shtetas i huaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Vjenë, Austri, më datë 08.05.2024, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Vjenën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit, në Austri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026