Moska paralajmëron destabilizim pas dënimit të Dodik, eksperti: Ç’ndodh me Ballkanin
Politikani austriak Gunther Fehlinger ishte këtë të enjte në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur për zhvillimet e fundit sa i takon politikës në Europë dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor.
Ai ka komentuar edhe vendimin për burgosjen dhe largimin nga funksionet për 6 muaj të presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik si dhe paralajmërimin e Moskës për të destabilizuar Ballkanin.
Ai tha se një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, pasi presidenti Dodik tashmë e ka marrë dënimin, e nëse ai shkon te dhuna, do të përfundojë në burg.
“Ne kemi kaluar shumë probleme dhe tani zoti Dodik e mori dënimin. Nëse ai shkon te dhuna, do të përfundojë në burg, ndaj nuk besoj se do të ketë trazira. Gjithashtu mendoj se Moska nuk do të ndikojë më shumë pasi Moska është më shumë nën ndikimin e BE-së. Pra nëse përdor teknika ekstreme Dodik do të detyrohet të shkojë në burg, ose të mërgojë në Rusi ndoshta.
Do të shohim se koha e mbështetësve të Rusisë në Europën Lindore ka ardhur, ata ose do ndryshojnë qasje ose do përballen me drejtësinë”,-tha politikani austriak.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)