Vëllezërit Tate mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Vëllezërit kontrovers, Andrew dhe Tristan Tate kanë mbërritur në Aeroportin ndërkombëtar të Floridas, në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar përfaqësuesi i tyre për media, pas largimit nga Rumania, meqë prokurorët rumunë janë pajtuar për t’ua hequr masën e ndalimit të udhëtimit jashtë vendit teksa ishin nën arrest shtëpiak, nën dyshimet për trafikim me qenie njerëzore dhe abuzime seksuale.
Njësia e prokurorisë kundër krimit të organizuar në Rumani, DIICOT, tha më 27 shkurt se gjykatësit kanë hequr masën e ndalimit për vëllezërit, që kanë shtetësi britanike dhe amerikane, pa dhënë hollësi se pse u është hequr masa e ndalimit të udhëtimit.
Njoftimi është bërë pak pasi ministri i Jashtëm i Rumanisë, Emil Hurezeanu, tha se rasti i vëllezërve është ngritur më herët gjatë këtij muaji nga Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për misione të posaçme.
DIICOT ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Tate dhe dy grave rumune, pasi ata u arrestuan në dhjetor të vitit 2022 nën dyshime për trafikim me qenie njerëzore.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat