Parlamenti i Maqedonisë së Veriut shkarkon ministren e Punës dhe Politikës Sociale
Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së shtunë, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar ministren e Punës dhe Politikës Sociale Rashella Mizrahi pas akuzave se ka shkelur Kushtetutën, duke refuzuar përdorimin e emrit Maqedonia e Veriut.
Parlamenti shkarkoi ministren me 62 vota pro, ndërsa 26 bashkëpartiakët saj nga VMRO-DPMNE-ja votuan kundër aktit të shkarkimit.
Debati për shkarkimin e saj ishte i vakët në krahasim me debatin që kishte nisur parlamenti për ligjin për Prokurorinë Publike, por megjithatë VMRO DPMNE-ja që e kishte vendosur Mizrahin në postin e ministres dërgoi akuza të rënda në adresë të pushtetit duke thënë se zyrtarët e tyre e shkelin çdo ditë kushtetutën e nuk shkarkohen, ndërsa Mizrahi shkarkohet për shkak të gabimit të paraardhëses së saj Milla Carovska, që është nga radhët e LSDM-së.
Ministrja e Punës dhe e Politikës Sociale, Rashella Mizrahi në disa paraqitje para mediave mbante pas vetes tabelën me emrin e vjetër të shtetit, “Republika e Maqedonisë” dhe kjo kishte shkaktuar reagime të Greqisë zyrtare dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov i cili mori edhe një notë proteste nga ministria e Jashtme e Greqisë. Kjo situatë e detyroi kreun e qeverisë Oliver Spasovski që t’i propozojë Kuvendit shkarkimin e Mizrahit me arsyetimin se e ka shkelur Kushtetutën dhe ka rrezikuar Marrëveshjen e Prespës me të cilën mori zgjidhje çështja e emrit.
Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e kontekstit për emrin është arritur më 17 qershor të vitit 2018. Më këtë marrëveshje, Maqedonia ka ndërruar emrin në Maqedonia e Veriut, ndërsa Greqia ka hequr veton për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në institucionet euroatlantike.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë