Nomofobia varësia nga telefoni nis nga fëmijët deri te të moshuarit

4 Mars 2025 | 16:50

Qëndrimi me orë të zgjatura në telefon, pa bërë asgjë të rëndësishme, duket se është kthyer në një rutinë për të gjitha grup-moshat, ekspertët e quajnë këtë varësi ndaj telefonit, nomofobi. Ata thonë se shqetësues është hasja e kësaj varësie tek fëmijët.

 “Me shqetësim vëmë re që një dukuri e tillë po haset tek adoleshentët, por dhe tek moshat më të vogla, te fëmijët”,-tha Jonida Haxhiaj, psikologe.

Rrjetet sociale me larmishmërinë e materialve që publikojnë, duket se janë kurthi në të cilin sipas ekspertes shpesh biem të gjithë.

 “ Shumë prej nesh në momente të caktuar e gjejmë vetën duke scroll në contentet që për secilin prej nesh , në internet në mediat sociale ka content që është tërheqës, duke filluar që tek foshnjat e deri tek të moshuarit”,-tha psikologia Haxhiaj.

Mungesa e telefonit tek një person që ka varësi përkthehet në ankth të shtuar.

Në momentin që mendon se ka harruar telefonin në shtëpi apo kudo, do shqetësohet shumë, dhe nëse është e pamundur që të kthehet ta marr do mendoj si e ka harruar , dhe pak të ngjarë ka të funksionojë normalisht me këtë harresë që ka ndodhur”, shtoi Haxhiaj.

Psikologia thotë se në momentin që ne e kemi të vështirë të qëndrojmë pa telefon, atëherë duhet kuptuar që kemi varësi dhe kemi nevojë të shkëputemi prej saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026