E amortizuar prej vitesh, nis rikonstruksioni i “Rrugës së Komanit”, flasin banorët

9 Mars 2025 | 21:40

Rruga e Komanit, një nga rrugët më të rëndësishme në veri të Shqipërisë dhe e amortizuar prej vitesh, po rikonstruktohet pas kërkesave të shumta të komunitetit lokal.

Punimet kanë nisur për 10 kilometrat e parë, nga Komani në drejtim të Vaut të Dejës, në segmentin më të dëmtuar të rrugës.

Për banorët e zonës, nisja e rikonstruksionit duket si një ëndërr e kthyer në realitet. Ata e vlerësojnë këtë investim si një domosdoshmëri për përmirësimin e kushteve të jetesës.

“Ky është një investim i pritur prej shumë vitesh. Kjo do të ndikojë për mirë, ka qenë shumë e degraduar,” tha një banor.

Ky projekt ka ngjallur gjithashtu interes te banorët që jetojnë jashtë Shqipërisë, duke i inkurajuar ata të rikthehen dhe të investojnë në këtë territor.

“Kjo na bën të kthehemi në vendin tonë dhe të investojmë këtu,” shprehet një tjetër banor.

Përveç zhvillimit të turizmit, ndërtimi i rrugës do të sjellë lehtësi edhe për shërbimin shëndetësor në Koman.

Në disa raste, emergjencat shëndetësore kanë kërkuar dërgimin e pacientëve drejt Shkodrës, dhe distanca e gjatë ka vënë në rrezik jetën e tyre.

Rruga e Komanit është një nga rrugët më të vështira, por edhe më piktoreske në veri të Shqipërisë.

Ajo lidh qytetin e Shkodrës me liqenin e Komanit dhe vazhdon drejt Fierzës, duke shërbyer si pjesë e një itinerari të rëndësishëm për ata që udhëtojnë drejt Alpeve Shqiptare.

Kjo zonë është një nga destinacionet turistike kryesore të qarkut të Shkodrës, pasi të çon drejt lumit të Shalës.

Megjithatë, amortizimi i rrugës ka shkaktuar probleme të shumta. Me këtë ndërhyrje, zona pritet të ketë një zhvillim të ndjeshëm të turizmit dhe përmirësim të shërbimeve për banorët dhe vizitorët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026