Kos nga Elbasani: BE vijon financimet në Shqipëri, së shpejti dhe ju pjesë e unionit

14 Mars 2025 | 13:38

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ishte sot në qytetin e Elbasanit, ku vizitoi disa qendra që financohen me fondet e BE.

Ardhja në Elbasan përkoi dhe me festën tradicionale të Ditës së Verës, për të cilën ajo shprehu një gëzim të madh.

Kos tha se BE do të vazhdojë të financojë projektet në Shqipëri dhe se vendi ka bërë përparim, megjithëse ka ende punë për të bërë dhe i duhen reforma të tjera.

“Është hera e parë që vij në Elbasan dhe nuk e njihja mirë këtë qytet, por është kënaqësi që erdha në Ditën e Verës, në një ditë kaq të bekuar. Ka qenë një kënaqësi jo vetëm sepse është Dita e Verës, por edhe sepse pashë disa nga projektet e rëndësishme që financohen nga Bashkimi Europian. Si fillim, vizituam punishten ku punojnë gratë që krijojnë qilima të mrekullueshëm dhe biseduam me to për historitë e tyre. Më pas, morëm pjesë në një projekt tjetër që financohet nga fondet tona dhe ndihmon gratë e dhunuara. Ishte e vështirë, por gjithashtu inkurajuese të bisedonim me ato gra. Sigurisht, gjeja më e bukur ishte që vizituam shkollën “Vaskal Todri”, ku biseduam me nxënësit e shkollës, të cilët ishin të mrekullueshëm.Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar që fondet e BE-së të vijojnë dhe që projektet të përparojnë. Secili prej këtyre projekteve është i mrekullueshëm në fushën e vet, por ato që kam më afër zemrës janë për rininë dhe brezat e ardhshëm. Dje pata mundësinë të takohem me aktorë të ndryshëm, përfshirë përfaqësues të qeverisë dhe aktorë të tjerë të shoqërisë”, tha Kos.

Ajo u shpreh optimiste se nëse punët ecin me këto ritme, mund të arrihet një konkludim deri në fund të vitit 2027, duke theksuar gjithashtu se, nëse ritmet e punës vijojnë me këtë pasion, në Bashkimin Evropian mund të antarësohet dhe Shqipëria, duke rritur numrin e shteteve nga 27 në 28.

“Mund të them se Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm. Natyrisht, ka ende shumë punë për të bërë, reforma të tjera janë të nevojshme, por nëse vijon me këtë ritëm, atëherë është e sigurt që do të arrijmë të përfundojmë gjithçka deri në vitin 2027 dhe të ecim përpara sa më shpejt që të jetë e mundur.Dëshiroj të përgëzoj të gjithë qytetarët shqiptarë për gjithçka kanë arritur, por duke vijuar me këtë ritëm pune dhe pasion, shpresoj që Bashkimi Europian të mos mbetet më me 27 shtete anëtare, por të bëhet me 28, pas bashkimit me ne të Shqipërisë”, tha komisionerja.

Po ashtu, ajo vendosi dy verore tradicionale për festën e Verës, duke shprehur besimin se ky simbol mund të sjellë fat për BE-në dhe Shqipërinë.

Më thanë se këto verore sjellin fat, prandaj vura dy, një për Shqipërinë dhe një për Bashkimin Europian, që të jenë fatësjellëse”, tha Kos.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026