Alesia Balliu: Më kontaktuan nga PS për listë të mbyllur por nuk pranova…
Alesia Balliu do të garojë për deputete në krah të partisë të Adriatik Lapajt, “Shqipëria Bëhet”. E ftuar në emisionin “People”, ajo thekson se pavarësisht zgjedhjes së saj politike, të shumta kanë qenë ato parti të cilat i kanë propozuar një ofertë për të qenë kandidate. Më tej, Balliu shpjegon arsye pse ka refuzuar oferta të tilla, përfshirë dhe nga ajo e Partisë Socialiste.
“Kanë qenë telefonata nga shumë parti të ndryshme, përfshirë edhe nga Partia Socilaiste që të shkoja kandidate, por unë jam e djathtë dhe nuk pranova. Më kontaktuan të gjitha partitë, më bënë një ofertë për të dalë kandidate në Elbasan në listë të mbyllur.
Refuzova sepse bindjet e mia janë të djathta dhe padiskutim që do të shkoja tek një parti me bindje të djathta, që ishte konservatore dhe që mbron garën meritokracinë. Unë nuk kërkova privilegje nga PD-ja që të isha në listë të mbyllur”, u shpreh Alesia Balliu.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje