Dashnor Sula tërhiqet nga koalicioni “Shqipëria Bëhet”, Lapaj: Patëm mosdakordësi
Deputeti Dashnor Sula është tërhequr ditën e sotme nga koalicioni ‘Shqipëria Bëhet”, ku renditej i 19-ti në listën e hapur të qarkut të Elbasanit.
Lidhur me këtë largim ka reaguar drejtuesi i koalicionit Adriatik Lapaj, ku në një bashkëbisedim me qytetarët live në Facebook, ai u shpreh se lidhur me deputetin demokrat pati mosdakordësi nga anetaresia.
“Për zotin Dash Sula kam respekt sepse ka votuar kundër ndryshimeve të vitit 2008 dhe në atë kohë ka qenë edhe deputet i mazhorancës, ka votuar pro reformës në drejtësi dhe e ka mbrojtur atë dhe kundër mbylljes së listave në votimin e fundit që këta bënë. Ne kemi bërë thirrje që s’mund të jemi të mbyllur ndaj kujtdo që ka pasur një bindje të caktuar poltike më parë. Ne kemi thënë që s’do të bashkëpunojmë me ata që kanë marrë vendime për të ndryshuar për keq jetën e shqiptarëve. Ideja për të bashkëpunuar me zotin Sula ka qenë e mirëpritur, ne jemi një lëvizje që i marrim vendimet duke folur me anëtarësinë dhe për shkak të mosdakordësive ne do të shkojmë në zgjedhje pa Dash Sulën. Nuk jemi në këtë rrugë për të zhgënyer asnjë, por për të bërë më të mirën për vendin tonë’, tha Lapaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh