Mohimi i të drejtave për Thaçin, gazetari: Njollë turpi mbi drejtësinë
Gjykata Speciale nuk ka lejuar ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij. Gazetari Rid Berisha tha në Euronews Albania se kjo nga ana e Gjykatës Speciale ishte e turpshme.
Sipas gazetarit, përcjellja për në banesën e fundit të babait të Thaçit është mbi të gjitha një e drejtë humane që duhej respektuar.
“Është trishtuese. Kjo nuk është drejtësia evropiane, kto nuk janë as vlerat që ka përqafuar Kosova duke i adaptuar në sistemin e drejtësisë. Ajo çfarë ka bërë Gjykata Speciale duke ia mohuar të drejtën elementare të njeriut ish-Presidentit Thaçi që ti japë lamtumirën e fundit babait të tij, është një përgjigje ç’njerëzore, e turpshme që nuk korrespondon aspak me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Thaçi po mbahet në paraburgim dhe justifikimi që mund të japë Gjykata për këtë, nuk bën peshë aspak. Ata janë përgjegjës për sigurimin e të drejtave e individit që të mos cënohen”, tha gazetari.
Më tej, Berisha ndan mendimin se kjo çështje duhet ndjekur. Në këndvështrimin e tij, reagime duhet të kishte dhe nga drejtuesit e qeverisë së Kosovës, të ngrinin zërin për këtë rast të padrejtë.
“Mospjesmarrja e Thaçit në varrimin e babait, mendoj që do të jetë një njollë e pashlyeshme për një padrejtësi të thellë që ka bërë Gjykata Speciale ndaj tij dhe duhet të gjykohet kjo gjë, ajo është një sjellje humane. Kjo gjykatë ka shkelur të drejtat humane dhe liritë e individit. Po të ndodhte kjo në një vend tjetër, i madhe i vogël do të ngritej në këmbë.
Është shqetësuese që qeveria nuk reagoi fare, as Albin Kurti, as Vjosa Osmani. Reagoi vetëm ministrja e Drejtësisë për të protestuar për këtë rast”, tha Rid Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut