Silvinjo para ndeshjes me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por e këndshme
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet në prag të duelit me Anglinë, i cili shënon dhe nisjen e rrugëtimit drejt Kupës së Botës. Kuqezinjtë do të përpiqen të marrin një rezultat pozitiv, pavarësisht vështirësive në të cilat të vendos kundërshtari, por dhe me problemet në repartin e mbrojtjes.
E kemi studiuar Anglinë, kjo ishte ajo që deklaroi trajneri Silvinjo në konferencën zyrtare për shtyp në prag të ndeshjes së parë kualifikuese drejt Kupës së Botës.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, por në të njëjtën kohë shumë e këndshme. Është e vërtetë që nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur, por besoj që kjo kohë duhet të mjaftojë për t’u përgatitur për një ndeshje të tillë,” tha Silvinjo.
Më tej, braziliani foli dhe për kolegun e tij gjerman, që do të debutojë në krye të “3 Luanëve”.
“Ne e kemi studiuar Tuchel-in, po ashtu edhe ekipin e Anglisë. E dimë si i pëlqen atij të luajë, ka shumë lojtarë të mirë në përbërje, por besoj se për të dyja ekipet, çdo gjë është shumë e qartë. Janë 90 minuta që duhen luajtur, për t’u shijuar, për të marrë përgjegjësi, por duke e respektuar gjithashtu kundërshtarin, pasi është një nga ekipet më të mira në botë,” tha ai.
Kapiteni Gjimshiti do të ketë një punë të vështirë përballë një lojtari si Harry Kane, për të cilin nuk ka preferuar të ndalet gjatë.
“Individualisht nuk besoj se duhet të flasim për lojtarët e Anglisë. Ekipi ka një punë të vështirë nesër, jo vetëm Gjimshiti apo kush do luajë nesër. Si ekip duhet të ndalim sulmin e Anglisë. Nuk do jenë duele individuale, por do jetë duel skuadrash dhe besoj se nëse e përballojmë mirë, do e kenë të vështirë,” deklaroi Silvinjo.
Angli-Shqipëri luhet në orën 20:45 të së premtes, teksa sa i përket grupit K, në fushë zbresin dhe Letonia e Andorra.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta me Iranin në ditën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë