Humbja me Pogradecin, shkarkohet Agostineli, kush është trajneri i ri i Flamurtarit

26 Mars 2025 | 17:06

Pas humbjes 1-2 ndaj Pogradecit në Vlorë, presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka marrë një vendim të fortë, duke shkarkuar trajnerin Andrea Agostineli dhe të gjithë stafin teknik.

Ky vendim erdhi pas një performance zhgënjyese të skuadrës, e cila nuk po arrin të përmbushë pritshmëritë, megjithëse ndodhet në vendin e dytë në renditje në Kategorinë e Parë.

Ky pozicion, nëse ruhet deri në fund të kampjonatit, i jep Flamurtarit mundësinë e kalimit direkt në Superiore për sezonin e ardhshëm.

Andrea Agostinelli mori drejtimin e ekipit vlonjat në korrik të vitit 2024 ndërsa më parë kishte drejtuar ekipe të tjera në Shqipëri, si Partizani dhe Skëndërbeu.

Për të pasuar italianin, Idrizi ka emëruar si trajner të ri të Flamurtarit, Artim Pollozhanin, nga i cili pritet të ndryshohen dinamikat e skuadrës.

 

Artim Pollozhani

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026