Një dramë mbi guximin e sakrificën, “Vrasje në vjeshtë” premierë te “Eksperimentali”
Një roman, një dramë, një ngjarje shqiptare bazuar në një histori të vërtetë të vitit 1943 vjen për herë të parë premierë në teatër.
“Vrasje në vjeshtë”, e ndërtuar mbi motivet e romanit “Njeriu i netëve të vjeshtës” të Gjergj Vlashit, u shfaq mbrëmjen e të mërkurës në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë.
Me Mehmet Xhelilin në rolin kryesor dhe Rafael Hoxhajn e të tjerë në skenë, shfaqja, e dramatizuar nga Stefan Çapaliku, na përball me absurdin dhe pyetjet e një individi që, duke rrëmuar qytetin, rrëmon ndërgjegjet njerëzore si një i vetëm kundër të gjithëve dhe pa asnjë mbështetje.
“Jemi të emocionuar, ishte kontakti i parë i shfaqjes me publikun. Shpresoj të ketë mbetur i kënaqur. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij projekti të Teatrit Kombëtar, me regjinë e Stefan Çapalikut”. thotë Mehmet Xhelili.
Ngjarja është e bazuar në fakte reale, të cilat lidhen me momentin kur ushtritë aleate, pas kapitullimit të Italisë fashiste, po ndërmerrnin sulme të befasishme, veçanërisht mbi prapavijat e ushtrisë gjermane. Në këtë kontekst, shërbimi inteligjent i ushtrisë gjermane ka grumbulluar të dhëna se aleatët mund të bombardonin portin e Durrësit me çisternat e karburantit, dhe me këtë rast do të shkatërrohej i gjithë qyteti që gjendej pranë.
Duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ushtria urdhëron evakuimin e qytetit, duke kërcënuar me eliminimin e atyre që kundërshtojnë.
Personi i vetëm që nuk i bindet këtij urdhri në romanin e Gjergj Vlashit është Marian Shkoza, një punonjës i thjeshtë i një agjencie detare, beqar.
Humbja e vetes dhe përballja me karaktere të tjera njerëzore e kthejnë atë në një njeri pa identitet dhe me një tjetër sistem vlerash dhe vlerësimesh, deri në ditën e “vetëdorëzimit” të tij ndaj një patrulle gjermane, që edhe e eliminon fizikisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat