Emri/ Burri plagos me thikë bashkëshorten në Sarandë, si paraqitet gjendja e saj
Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 17:40 në lagjen nr. 4 të Sarandës.
Sipas informacioneve paraprake një grua 51-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi është goditur me thikë nga burri i saj 55-vjeçari Adriatik Bodini.
Gruaja është identifikuar si Miranda Bodini ndërsa është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur brenda në banesën e tyre ndërsa nuk dihen shkaqet. Autori i dyshuar Adriatik Bodini, 55 vjeç është larguar nga banesa ndërsa është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Përveç efektivëve në terren autoritetet policore po përdorin dhe një dron.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 17:40, në banesën e tyre, në lagjen nr. 4 të Sarandës, dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe. Ajo është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë po vijojnë kërkimet në zonë për kapjen e autorit. Për këtë qëllim, po përdoret edhe droni, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve