Programi i PS, Ministrja Ibrahimaj zbulon se kur do bëhet pensioni mesatar 400 euro
Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, foli në Euronews Albania lidhur me programin që ofron Partia Socialiste.
Një ndër pikat e programit janë edhe pensionet. Ajo tha se kjo parti, ka si qëllim rritjen e pensioneve, të pagave si dhe rritjen ekonomike në tërësi.
“Duke qenë se reforma e vitit 2014 ka dhënë rezultatet e vetë, personat që dalin në pension të cilët e kanë mbushur moshën dhe vitet e punës, aktualisht pensioni i tyre mesatar është 300 euro. Premtimi për ta çuar pensionin në 400 euro është i mbajtshëm duke marrë parasysh të gjithë elementët e rritjes së pagave dhe rritjes ekonomike.
Ibrahimaj premton se PS do të bëjë të mundur rritjen nga viti në vit të pensioneve deri në vitin 2030. Gjatë këtij viti, ministrja shton se pensionet do të bëhen në 400 euro.
“Pjesë e programit tonë është që 400 euro pensioni mesatar do të jetë në vitin 2030. Sigurisht që do të vijë në rritje vit pas viti. Ne kemi folur edhe për një reformë tjetër të pensioneve që po studiohet me Bankën Botërore dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Është një numër shumë i lartë pensionesh dhe si i tillë, një vendim i gabuar do të çonte në një kolaps fiskal dhe do të hante të gjithë të ardhurat që përdoren për zhvillim, prandaj mendohemi gjatë që premtimet ti mirëllogarisim që të realizohen deri në vitin 2030”, tha Delina Ibrahimaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 12:08 Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e ministres (VIDEO)
- 11:58 Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë
- 11:53 Tensione para Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)
- 11:36 Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun
- 11:33 Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje të Kuvendit
- 11:29 U kap me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet Emiljano Nina, person i afërt me Ervis Martinaj