SPAK publikon raportin vjetor për vitin 2024: Problematikat që kërkojnë zgjidhje
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar raportin vjetor për vitin 2024, duke evidentuar hetimet e realizuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Krahas arritjeve, SPAK ka renditur edhe një sërë problematikash që vijojnë të sfidojnë institucionin dhe që kërkojnë adresim përmes ndryshimeve ligjore dhe mbështetjes institucionale.
- Presioni i jashtëm ndaj SPAK
Një ndër shqetësimet kryesore të ngritura në raport është presioni i ushtruar ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe media. Sipas SPAK këto ndërhyrje rrezikojnë jo vetëm pavarësinë kushtetuese të institucionit, por edhe efektivitetin e hetimeve dhe integritetin e prokurorëve. SPAK kërkon një reagim më të koordinuar nga institucionet përgjegjëse për të mbrojtur pavarësinë e tij.
- Statusi i prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit
SPAK thekson se mungesa e një përcaktimi të qartë ligjor mbi statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre mbetet një tjetër problematikë e pazgjidhur. Sipas Prokurorisë së Posaçme kjo pasiguri mund të ndikojë në standardet profesionale të hetimeve dhe në vazhdimësinë e çështjeve të rëndësishme të ndjekura.
- Mungesa e këshilltarëve ligjorë
SPAK thekson se mungesa e këshilltarëve ligjorë ka një ndikim negativ në cilësinë e hetimeve dhe në mbrojtjen e çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit, përfshirë Gjykatën Kushtetuese.
- Numri i ulët i referimeve nga institucionet publike
Një tjetër sfidë mbetet numri i ulët i referimeve nga institucionet shtetërore, përfshirë Policinë e Shtetit, për raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAK kërkon një bashkëpunim më të ngushtë dhe një angazhim më të madh nga këto institucione për të luftuar kriminalitetin.
- Ngritja e sistemit të administrimit të çështjeve
Sipas SPAK zhvillimi i moduleve të këtij sistemi ka përfunduar në dhjetor 2024, ndaj procesi është pezulluar për shkak të përfundimit të projektit mbështetës nga ICITAP. SPAK pret që ky sistem të përmbyllet brenda vitit 2025 me fonde nga Bashkimi Evropian.
- Njësia e analizës së SPAK
Prokuroria e Posaçme thekson se ngritja e njësisë së analizës për mbështetjen e hetimeve komplekse dhe raportimeve ndërkombëtare vijon të mbetet një sfidë. Aktualisht, SPAK është duke bashkëpunuar me ekspertë ndërkombëtarë për të përshtatur një model të duhur sipas kërkesave të institucionit.
- Problematika me ekstradimet dhe kompetencat e Gjykatave të Posaçme
Raporti evidenton gjithashtu mungesën e kompetencës së gjykatave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave të autoriteteve të huaja mbi njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale. Po ashtu, SPAK thekson problematikën e vazhdueshme të mos ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar ose arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
- Kërkesa për ndryshime ligjore
Për të adresuar këto problematika, SPAK sugjeron ndryshime në ligjin organik nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në legjislacionin përkatës që do të përmirësonte efikasitetin e institucionit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik