I ngatërruan kodin e Sky, GJKKO heq masën e arrestit me burg për Kreshnik Budllën
GJKKO pranon Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, , ka pranuar kërkesën e Mbrojtjes së Kreshnik Budlla Farrukut dhe të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke hequr masën e sigurisë së arrestit me burg.
Kjo erdhi pas verifikimit ku kodi pin Sky Ecc nuk i përkiste atij, por të vëllait Roland Farruku. Megjithatë Kreshnik Budlla (Farruku) nuk lirohet pasi ka masë sigurie për llogari të ekstradimit në Itali.
Kreshnik Farruku u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit javën e parë të janarit, por Gjykata e Durrësit vendosi ta lirojë atë me masën e siguris të “arrestit në shtëpi.”
Ndërkohë, pas një operacioni të koordinuar, RENEA e arrestoi Kreshnik Farrukun në Durrës për llogari të SPAK-ut.
SPAK tha se ka gjetur prova të reja për grupin kriminal për të cilin ka regjistruar procedim penal. Kollçaku e Ndoci u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar në bazë të një urdhri ndërkomnëtar të lëshuar nga drejtësia italiane, ndërsa këtë të hënë u njohën me një masë të dytë
Kreshnik Budlla (Farruku) dhe vëllai i tij, Erneo Farruku, akuzohen për përfshirjen në një klan kriminal të trafikut të lëndëve narkotike jashtë territorit shqiptar. Ata janë ndaluar për qëllimin e ekstradimit drejt Italisë, lidhur me aktivitetet kriminale që kanë zhvilluar në kuadër të një organizate të strukturuar ndërkombëtare që ata drejtojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Skafi po fundosej në det, shpëtohen dy turistët ukrainas në Ksamil (VIDEO)
New York-u vishet Kuq e Zi, gazetari jep detaje për Paradën e Shqiptarëve
Zhduket e mitura nga Gramshi, familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e 13-vjeçares
- 17:32 Rritet numri i vizitave dentare në verë, specialistët: Mos i neglizhoni dhëmbët e qumështit
- 17:26 Vijojnë replikat, Meloni i përgjigjet Trump: Sulmet e tua të pakuptimta, fokusohu te popullariteti yt
- 17:19 Komedia me nota dramatike shfaqet në Elbasan, “Për një fjalë goje” sjell humor dhe reflektim
- 17:10 Ushtria amerikane: 55 anije tregtare kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit
- 16:57 Vance udhëton sot për në Zvicër për bisedime me Iranin
- 16:47 Skafi po fundosej në det, shpëtohen dy turistët ukrainas në Ksamil (VIDEO)