Rriten shifrat e fëmijëve me spektër autik. Ekspertja: Po paraqiten më herët
1 në 38 fëmijë në botë është me spektër autik. Edhe pse Shqipëria nuk ka shifra zyrtare, ekspertët thonë se vitet e fundit ato janë në rritje. Ajo çfarë vihet re është ndërgjegjësimi i prindërve për ti çuar fëmijët tek specialisti në mosha të hershme.
“Para disa viteve rastet e paraqitura fillonin nga mosha 3 vjeç e sipër. Tani në vitet e fundit tendenca është ulur në 2 vjeç”, tha Juliana Esaj, profesioniste për diagnozë dhe terapinë e Autizmit, Farke
Për ekspertët 1 deri në 2 vjeç cilësohet si koha e artë për të konstatuar një problematikë, por jo për të dhënë diagnozë.
Por cilat janë ato shenja që shqetësojnë prindërit që i drejtohen specialistit për diagnozë.
“Gjëja më e shpeshtë që vënë re është e folura”, u shpreh Juliana Esaj.
Diagnostikimi dhe nisja e terapive në mosha të hershme do të ndihmonte në zhvillimin e fëmijës. Autizmi është një gjendje neurologjike që manifestohet gjatë fëmijërisë së hershme, i karakterizuar nga probleme në komunikimin shoqëror dhe gjuhësor, sjellje të përsëritura dhe interesa të kufizuara. Ende nuk dihen faktorët që shkaktojnë autizmin.
2 prilli është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Dita Botërore e Ndërgjegjësimit të Autizmit duke theksuar nevojën për të rritur ndërgjegjësimin e publikut rreth autizmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5