Negociatat me pakicat jo serbe, gazetari tregon kur shpallet qeveria e re e Kosovës
Rid Berisha gazetar në Kosovë, ka folur në Euronews Albania lidhur me krijimin e qeverisë së re së Kosovës. Ai tha se negociata kanë nisur dhe janë të fokusuara në pakicat jo serbe në Kosovë.
“Kurti zhvilli takime nga zyra e qeverisë dhe u kritikua për këtë. Shihet që ka dakordësim të pakicave jo serbe. Me pakicat jo serbe asnjë qeveri nuk ka pasur problem që të marrë mbështetjen e tyre për votëbesimin e qeverisë në Kuvend dhe nuk besoj që do ta ketë as tani.
Lajm i ri mund të them është se Adem Hoxha, pjesë e listës serbe i cili votoi Vjosa Osmanin 4 vite më parë, tashmë është pro Kurtit. Kjo është parë nga ish-deputet të PD së Kosovës sikur po konfirmohet një nevojë që ka Kurti për t’i shtrirë dorën listës serbe. Nuk dihet ende si do të vijojë por besoj që para 15 prillit Kosova do ta ketë qeverinë e re”, tha Rid Berisha nga Kosova.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta