Vrasja e Martin Canit: Autori kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë jep vendimin
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Mario Perlleshaj, i dyshuar për vrasjen e të riut Martin Cani, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.
Në vendimin e saj, Gjykata shprehet:
“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personi nën hetim, i mituri në konflikt me ligjin M. P., kundër vendimit nr. 30-2024-9430/2949, datë 17.12.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.”
15-vjeçari Perlleshaj, i cili ndodhet aktualisht në Institutin e të Miturve në Kavajë, kishte kërkuar një masë më të butë sigurie, por kjo kërkesë u refuzua nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Vetëm pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi kalimin për gjykim të çështjes penale ndaj tij, duke refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar. Në rast se shpallet fajtor, kjo do të thotë se Perlleshaj nuk do të përfitojë uljen me 1/3 të dënimit.
Ndërkohë, familjarët e viktimës Martin Cani kanë kërkuar vazhdimësi drejtësi dhe transparencë në trajtimin e çështjes nga ana e sistemit gjyqësor.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat