Konferenca ‘Europa Donna Albania’ bën bashkë ekspertët për trajtimin e kancerit

4 Prill 2025 | 17:04

“Transformimi i Kujdesit ndaj Kancerit” është vënë në foksus të konferencës së organizuar nga Europa Donna Albania, e cila ka mbledhur në një tryezë të rrumbullakët në Tiranë ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj.

Ky është i pari event Ndërkombëtare mbi Investimet & Bashkëpunimin Rajonal  i cili ka për qëllim “Avancimin e Kujdesit ndaj Kancerit dhe Sigurimin e Investimeve Thelbësore”. Përfaqësues qeveritarë, profesionistë të kujdesit shëndetësor, grupe advokuese të pacientëve dhe organizata ndërkombëtare u bënë bashkë për të nxitur zgjidhje të qëndrueshme për kujdesin ndaj kancerit dhe për të siguruar investime të rëndësishme për shërbimet onkologjike.

Zëvendës ministria e shëndetësisë Entela Ramosaço e pranishme në këtë tryezë ekspertësh, pasi falënderoi Europa Donna Albania për organizimin u ndal tek prioritet e qeverisë në luftën kundër kancerit

 “Dekada e fundit ka sjellë përparime të jashtëzakonshme në kujdesin ndaj kancerit. Imunoterapia, mjekësia e precizionit dhe diagnostikimi i bazuar në inteligjencën artificiale po transformojnë rezultatet për pacientët. Shkalla e mbijetesës për shumë lloje kanceri po rritet—jo sepse kanceri po zhduket, por për shkak të investimeve të synuara në kërkim dhe inovacion. Ne po punojmë për të identifikuar rastet e kancerit në një fazë më të hershme, kur opsionet e trajtimit janë më efektive”,-tha Entela Ramosaço, zv.ministre e shëndetësisë.

Konferencën e përshëndeti me anë të një videomesazhi edhe Marzia Zambon, Drejtore Ekzekutive e EUROPA DONNA – Koalicioni Europian për Kancerin e Gjirit. Tryeza e rrumbullakët e ndarë në 3 sesione u  fokusua në forcimin e bashkëpunimit rajonal, advokimin për rritjen e fondeve në buxhetet e shëndetësisë dhe zhvillimin e rekomandimeve konkrete të politikave për përmirësimin e infrastrukturës së kujdesit ndaj kancerit në rajon. Përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia, Britania e Madhe dhe Hollanda, morën pjesë në diskutime mbi çështjet kyçe të onkologjisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026