Rama: Të hënën hapim një grup të ri kapitujsh me BE
Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një statusi në Facebook se të hënën do të udhëtojë drejt Luksemburgut ku do të mbahet Konferencën e Katërt e negociatave me BE për hapjen e një grupi të ri kapitujsh në kuadër të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sipas Ramës, ky takim zhvillohet në kuadër të Konferencës së Katërt të Negociatave me BE-në. Ai theksoi se negociatat synohet të përfundojnë në vitin 2027, duke e bërë Shqipërinë të gatshme për anëtarësim pas kësaj periudhe.
Në postimin e tij, Rama nuk kurseu ironitë ndaj opozitës, duke shkruar:
“Po si thanë? S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?!”
Më tej, ai shtoi:
“Ëh ëh ëh… Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen.
Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa në që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet, pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridom.
God blles Allbenia🇦🇱🖐️🇪🇺God blles Jurop”, shkruan Rama.
Kujtojmë që ky reagim i Ramës vjen pas deklaratave të djeshme të Berishës i cili tha se mbledhja e së mërkurës në Parlamentin Europian tregon mbështetjen që opozita ka në Bruksel.
“Pasaporta evropiane e Edi Ramës u gris. Mashtrimi i tij me pasaportën evropiane mori fund”, deklaroi kreu i PD-së të enjten.
Të enjten në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian ku u zhvillua një seancë dëgjimore për situatën në Shqipëri në prag të betejës elektorale të 11 majit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik