Rama: Në vitin 2030 Shqipëria do të ketë një kryeministre grua

11 Prill 2025 | 20:15

Kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen e tij se Shqipëria është më pranë se kurrë momentit kur do të ketë një grua në krye të qeverisë.

Sipas tij, kjo grua do të vijë nga radhët e Partisë Socialiste ndërsa këtë deklaratë Rama e bëri këtë të premte, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat socialiste.

“Mbajeni mend sot këtë fjalë, dhe në 2030 do të shikohemi përsëri, se do vijmë të mbështesim kryeministren grua. Tani do të fillojnë të gjithë të thonë ‘ku, ku’, por do shikohemi përsëri në 2030. Jam i bindur që dita kur Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre nuk është aq e largët sa mund të dukej deri dje. Dhe nuk e diskutoj fare – ajo do të jetë socialiste”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu se gratë përbëjnë shtyllën më të fortë të PS-së në çdo betejë zgjedhore.

Ai vuri në dukje se “në listën për zgjedhjet e 11 majit janë përfshirë 71 gra, ndërsa 1/3 e drejtueseve politike të partisë janë gra.

”Rama e cilësoi si domethënëse përfaqësimin me 52% të grave në listën e mbyllur të PS-së.

“Ne jemi të pathyeshëm, sepse kemi gratë dhe vajzat me vete”, përfundoi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026