Prokuroria kërkon 3 vite burg për Armando Kumarakun, 2 për nënën e tij

12 Prill 2025 | 10:40

Prokuroria e Beratit ka dhënë këtë të shtunë pretencën për Armando Kumarakun dhe të ëmën e tij, Natasha Rombula, personazhe të njohur të rrjetit social TikTok, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale ‘keqtrajtimi i të miturit’.

Organi i akuzës ka kërkuar që Kumaraku të dënohet me 3 vite burg dhe t’i hiqet e drejta e prindërimit, ndërkohë që për nënën e tij kërkohet një dënim prej 2 vitesh burg.

Natasha, së bashku me djalin e saj, ranë në prangat e policisë për shkak të përdorimit të gjuhës fyese në rrjetin social TikTok.

Ata shfrytëzonin djalin e mitur të Armandos, 10 vjeç, për përfitime personale, duke e mësuar të shante dhe të fyente me fjalë të rënda në rrjetet sociale, me qëllim që të rrisnin shikueshmërinë e videove të tyre.

Djali i mitur jetonte me të ëmën e divorcuar në Kuçovë, ndërkohë që Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula banonin në qytetin e Sarandës.

Nënë e bir ishin bërë të njohur në rrjetin social TikTok, ku shpërndanin video me një fjalor denigrues.

Ishte e ëma e 10-vjeçarit ajo që kallëzoi në polici ish-bashkëshortin dhe ish-vjehrrën, për përdorimin e të miturit në video me fjalë banale në rrjetet sociale.

Sipas prokurorisë, gjatë seancës vlerësuese është arritur në përfundimin se i mituri ka qenë vazhdimisht i kërcënuar dhe është ndjerë nën presion nga babai dhe gjyshja, si dhe është ekspozuar në rrjetet sociale në mënyrë abuzive, me gjuhë dhune dhe fjalor denigrues, i cili nuk është i përshtatshëm për moshën e tij.

Gjithashtu, prokuroria thekson se hetimi zbuloi se i mituri është ekspozuar edhe ndaj lëndëve narkotike, gjë që është e papranueshme për moshën e fëmijës. Ai është nxitur nga gjyshja dhe babai për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale (TikTok) në video pa dëshirën e tij, çka ka ndikuar në gjendjen e rënduar emocionale të fëmijës së mitur.

“Bullizimi që ushtrohet duke iu drejtuar me epitete të ndryshme gjithashtu ka rënduar gjendjen e tij psikologjike,” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

“Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës së të dhënave dhe provave të mbledhura, arrihet në përfundimin se ka prova të mjaftueshme që të pandehurit A.K. dhe N.R. kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen. Ata kanë kryer veprime që përbëjnë keqtrajtim fizik dhe psikologjik të të miturit dhe e kanë detyruar atë të ndërmarrë veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe fizik, duke sjellë si pasojë simptoma të çrregullimit antisocial të personalitetit. Të gjitha modelet që i mituri ka pasur kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën dhe zhvillimin e tij si individ,” përfundon organi i akuzës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026