Aksidentoi një grua me zetor dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 77-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Gjashtë, ku një 77-vjeçar ka aksidentuar me zetor një grua 52-vjeçare.
Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i aksidentit, por më pas është identifikuar dhe arrestuar nga policia e Vlorës.
Sipas autoriteteve, 52-vjeçarja e aksidentuar ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Njoftimi i policisë
“Aksidentoi rëndë një këmbësore në Sarandë dhe u largua nga vendngjarja, identifikohet dhe vihet në pranga drejtuesi. Ndalohet një tjetër drejtues në gjendje të dehur, në Vlorë.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin R. S., 77 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi më datë 11.04.2025, në rrugën e fshatit Metoq, duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet bujqësor (zetor), ka aksidentuar këmbësoren P. Z., 52 vjeçe, banuese në fshatin Gjashtë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar rëndë.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë. Shtetasja e dëmtuar ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë