Rama në hapjen e fushatës: Kush e do Shqipërinë anëtare në BE, voton PS-në

12 Prill 2025 | 14:17

Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalimin e tij pas fjalës së mbajtur nga përfaqësuesit politikë të 12 qarqeve të vendit. Rama nisi fjalimin e tij duke theksuar se me Partinë Socialiste në pushtet, do të bëhet e mundur ndryshimin total të Shqipërisë, me qëllimin kryesor, futja në Bashkimin Evropian.

“Ishte e thënë që fati ynë të na sillte në një përballje të tillë si përfundimtare në historinë tonë të gjatë dhe të mundimshme duke na e dhënë neve, shqiptarëve të dekadës së tretë të shekullit 21 shansin që t’ia ndryshojmë përgjithmonë rrjedhën e historisë.

Tani, në një kryqëzim mes një pale zgjedhje politike për partinë që do qeverisë 4 vjet dhe një mundësie historike për Shqipërinë që në vetëm 4 vjet mund të bëhet zonjë anëtare e familjes së bashkuar europiane.

Ne kemi në dorë fatin europian të Shqipërisë dhe kemi 30 ditë përpara për tu lidhur dorë për dore me çdo shqiptar që e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE dhe veten e vet qytetarë të barabartë të Europës. Ndaj edhe është krejt ndryshe nga herët e tjera mbledhja jonë sot këtu, ku qëndron dëshmitar dhe udhërrëfyes shëmbëlltyra e profetit tonë kombëtar. Ka thënë dikur një mendimtar europian, nëse është e vërtetë se Zoti i ka dhuruar çdo populli një profet në gjuhën e tij, Shqipëria pati me Skëndërbeun profetin e pavarësisë së saj, heroi që mbolli fatin e madhështisë”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026