“Jo bëhet, jo s’bëhet, jo mundet, jo s’mundet”, Rama sulmon partitë e reja
Gjatë fjalës së tij në hapjen e fushatës së PS këtë të shtunë nga sheshi Skënderbej, kryeministri Edi Rama, përveçse atakoi Partinë Demokratike duke iu referuar si “kënetë”, ironizoi edhe partitë e reja të Adriatik Lapajt, Agron Shehajt dhe Arlind Qorit.
Ai i cilësoi ato si parti me emra qesharakë, si: “Jo bëhet, jo s’bëhet, jo mundet, jo s’mundet, jo bashkë, jo veç, e tërrci e vërrci”.
Rama tha se më 11 maj është një zgjedhje mes Shqipërisë në BE ose Shqipërisë në gropë, duke u shprehur se vota për PS është që “Zonja Shqipëri” të jetë në sallonin e madh të Bashkimit Europian.
“Duke filluar nga 11 maji, ku zgjedhja nuk është mes ca partive, por mes Shqipërisë në vitin 2030 në BE dhe Shqipërisë drejt e në gropë përsëri, me ne ose me kënetën madhështore dhe me shitësit e qilimave fluturues të pazarit, e ca partive që kanë dhe emra qesharakë: “Jo bëhet, jo s’bëhet, jo mundet, jo s’mundet, jo bashkë, jo veç, e tërrci e vërcci”. Vetëm Shqipëria e vitit 2030 e blindon përfundimisht, pa asnjë mundësi prapakthimi, themelin e barazisë para ligjit që PS pati kurajon ta hedhë, dhe deri kur ne ta fusim “Zonjën Shqipëri” në sallonin e madh kryesor të shtëpisë europiane, vetëm shqiptarët e bashkuar me mua dhe ju mund ta mbrojnë drejtësinë e re nga kënetat, dhe mund të mbyllin negociatat me BE brenda”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur