Champions njeh sot gjysmë-finalistët e dytë: Reali shpreson, Interi i “qetë”

16 Prill 2025 | 10:53

Mbrëmjen e kësaj të mërkure kompletohen çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve, ndërsa do të luhen dy duele të tjera. Reali i Madridit beson se do ta përmbysë Arsenalin në shtëpi, ndërsa i njëjti synim është edhe për gjermanët e Bajernit, që luajnë në transfertë me Interin.

Spektakël premtojnë dhe dy cerekfinalet e tjera në Champions, ndërsa në mbrëmje zbulohen ekipet e fundit gjysmëfinaliste, ku më të avantazhuara cilësohen Arsenal dhe Inter, pas fitoreve respektive në duelin e parë. Në anën tjetër, Reali dhe Bayerni nuk dorëzohen edhe pse “los blancos” janë mposhtur në shifrat 3-0 në transfertën e Londrës. Gjasat janë të pakta që të besuarit e Ancelottit të përmbysin disavantazhin prej 3 golash, megjithëse asgjë nuk është e pamundur.

Në Bernabeu janë të sigurt, do të luftohet 100%, lojtarët do të japin shpirtin në fushë, me shpresën se dhe fati është në anën e tyre. Përgatitjet kanë marrë fund, grupi është gati teksa sa i përket dëmtimeve, nuk ka asnjë lajm pozitiv, mbeten 5 mungesa. Në kampin anglez janë më të qetë, avantazhi prej 3 golash jep siguri, por më tepër jep loja dominuese që zhvilluan në shtëpi. Gjykimi i është besuar francezit Letexier, ndërsa favorit mbeten galaktikët.

Paralelisht do të luhet dhe Inter-Bayern, një duel i hapur për nga rezultati pasi në Mynih italianët fituan 1-2. Bavarezët kanë treguar më herët se mund të fitojnë në transfertë, por ndaj Interit llogaritë bëhen ndryshe. Një ndër mbrojtjet më të mira të Evropës, me një strateg si Simone Inzaghi, premtojnë se asgjë nuk do të jetë e lehtë për Kompany dhe të tijët. Ndeshja e fundit mes tyre në Meazza ishte një fitore e gjermanëve, por gjërat kanë ndryshuar shumë nga ajo kohë. Slavko Vincic është ai që do të vendosë drejtësinë në këtë ndeshje çerekfinale, e cila as në letër nuk ka favorit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026