Shfuqizimi i balancuesit në RMV, Ziberi: Ligj që garanton punësimin e shqiptarëve
Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut Naser Ziberi kërkon sjelljen urgjente të një ligji që do të garantonte përqindjen e pëlqyeshme për punësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore të vendit.
Sipas tij, pas shfuqizimit të Balancuesit që ishte një mekanizëm për të siguruar punësimin edhe të shqiptarëve, janë krijuar kushtet për refuzimin e punësimit të shtetasve shqiptarë.
“Informacionet tona flasin se ka devijime nga ky përcaktim kur nuk respektohet kjo e drejtë. Prandaj apeloj deri te Qeveria, Parlamenti, që sa më shpejtë të tejkalohet kjo zbrazëtirë juridike. Të sillet ligji aq i proklamuar për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Dhe me këtë të pamundësohet procesi i deformimit të implementimit të përcaktimit kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, tha Naser Ziberi, Avokat i Popullit në RMV.
Ziberi kërkon nga Gjykata Kushtetuese të mos bëjë politikë por të udhëhiqet nga Kushtetuta.
Balancuesi” ishte një mekanizëm softuerik i vendosur pas Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, me qëllim të promovimit të barazisë etnike në institucionet publike. Ai siguronte që përfaqësimi etnik në sektorin publik të përputhej me përqindjen e popullsisë. Por Gjykata Kushtetuese më 9 tetor të vitit 2024 e shfuqizoi atë duke argumentoi se binte ndesh me parimin kushtetues të barazisë dhe ndalimit të diskriminimit, pasi përkatësia etnike nuk duhet të jetë kriter për punësim.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë