Raste sporadike me fruth në Shqipëri, ISHP: Vaksinoni fëmijët

17 Prill 2025 | 17:09

Edhe pse në mënyrë sporadike, rastet me fruth nuk mungojnë në Shqipëri. Aktualisht janë  identifikuar14 fëmijë të grupmoshës 0-14 të prekur nga Fruthi. Ekspertët e ISHP bëjnë me dije se, një vatër infektimi është identifikuar së fundi në një çerdhe private në Fier.

“Kemi patur disa raste pozitive me fruth dhe kjo te fëmijë që kanë qenë të pavaksinuar. Madje janë konfirmuar raste në një çerdhe në qytetin e Fierit, që kanë qenë të pa vaksinuar”,-tha Rovena Daja Specialistë ISHP.

Vaksinat e fruthit aplikohet në dy doza në moshën 1 dhe 5 vjeç. ekspertët thonë se mos vaksinimi i vë fëmijët në rrezik.

Specialistët apelojnë për vaksinim në kohë të fëmijëve, por edhe ato që e kanë kaluar moshën, mund të vaksinohen.

OBSH prej më shumë se një viti ka paralajmëruar se rastet me fruth do të vijojnë të rriten, shkak është ulja e mbulesës vaksinale në të gjithë Evropën. Sa i takon Shqipërisë aktualisht mbulesa vaksinale e një dozë është 81%, ndërsa ajo me dy doza 92%. Pragu i mbulesës vaksinale që mundëson parandalimin e shpërthimeve duhet të jetë mbi 95%.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026