Përcaktohen gjysmëfinalistët e Europa dhe Conference League
9 gola të realizuar, përmbysje dhe emocione deri në përfundim, Man Utd-Lyon ishte padyshim ndeshja më e çmendur e këtij sezoni në futboll, por edhe më spektakolarja në historinë e Europa League. Në Old Trafford u luajt futboll deri në sekondat e fundit, në një ndeshje që dukej sikur nuk do të mbaronte kurrë, por në fund, djajtë kaluan në gjysmëfinalen e Europa League.
Pas barazimit 2-2 në Francë, Man Utd siguroi kalimin në shtëpi, në një ndeshje ku realizoi dy gola që në fraksionin e parë me Ugarte e Dalot. Në pjesën e dytë Lyon shënoi me Tagliafico e Tolisso, e gjithçka shkoi në shtesë, aty ku emocionet ishin edhe më të mëdha. Francezët gjetën sërish dy gola me Cherki e Lacazette, duke dërguar shifrat në 2-4, por asgjë nuk kishte mbaruar, pasi Man Utd do të bënte përmbysjen e çmendur. Fernandes shënoi për 3-4, e pas tij në minutën e 120-të erdhën dy gola me autorë Mainoo e Maguire, duke kompletuar kështu përmbysjen e madhe.
Në gjysmëfinale djajtë e kuq do të përballen me Athletic Bilbaon. Më tej u kualifikuan edhe Tottenham e Bodo Glimt, të cilat do të përballen së bashku në gjysmëfinalen e Europa League. Kjo fazë do të luhet më 1 dhe 8 maj, për të zbuluar skuadrat finaliste të këtij edicioni.
LEXONI GJITHASHTU:
- Barcelona dhe PSG kalojnë në gjysmëfinalet e Champions League pas humbjeve dramatike
- Tronditje në Champions League: Arsenali dhe Interi lënë jashtë Realin dhe Bayernin
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë