Ambasada e Vatikanit në Tiranë hap librin e ngushëllimeve për Papa Françeskun

22 Prill 2025 | 17:59

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill 2025, në orën 07:35 të mëngjesit në Vatikan, Nunciatura Apostolike në Tiranë (Ambasada e Vatikanit) njofton se do të hapë një Libër Ngushëllimi për qytetarët që dëshirojnë të shprehin respektin dhe mirënjohjen e tyre.

Libri do të jetë i disponueshëm për firmosje në ambientet e rezidencës së Nunciaturës Apostolike, në adresën: Rruga e Durrësit, nr. 13, në datat 23 dhe 24 prill 2025, në këto orare:

10:00 – 12:30

14:00 – 17:00

Kjo është një mundësi për të gjithë ata që dëshirojnë të nderojnë kujtimin e Atit të Shenjtë, i cili gëzoi një lidhje të veçantë me Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026