“I kam cenuar pa dashje”, Rama kërkon ndjesë për përmendjen e termit “autik”
Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje të postuar në Facebook, ka kërkuar falje për një deklaratë të bërë gjatë një takimi elektoral.
Rama tha se foli për autizëm politik, duke harruar se prej vitesh kjo shprehje konsiderohet e papërshtatshme.
“Kërkoj ndjesë, ishte një term i gabuar,” u shpreh Rama. Konkretisht, gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha: “Të votosh kënetën je politikisht autik.”
“Nuk mund të mos e ndaja këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore, por të mos kërkosh ndjesë nuk është burrërore. Pa dashje, sot kam cënuar fëmijët me autizëm dhe kam lënduar prindërit e tyre, duke përdorur shprehjen ‘autizëm politik’. Më doli krejt pa qëllim, por ndodhi — duhej të gaboja që të mësoja. Prej vitesh, përdorimi i këtij termi është konsideruar i papërshtatshëm, dhe me të drejtë. Ju kërkoj ndjesë dhe dua të theksoj se kam jo vetëm respekt, por edhe admirim për fëmijët me aftësi të veçanta dhe për prindërit e tyre. Është pikërisht ky respekt që më ka shtyrë të nxis dyfishimin e mbështetjes për ta nga qeveria. E kam theksuar më shumë se një herë se kjo do të përfshihet në projektbuxhetin e vitit 2026″, tha Rama.
“Ndërkohë, për ata që u kapën pas kësaj deklarate si i mbyturi pas fijes së barit, kjo do të jetë një arsye më shumë për të kanalizuar çdo energji timen, me qëllim që t’u japim mësimin e merituar për të gjitha prapësitë e tyre të pamerituara në kurriz të këtij populli dhe këtij vendi,” tha ai.
Rama kërkon ndjesë: Krejt padashje kam cënuar fëmijët autikë pic.twitter.com/GISJjIXzTP
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) April 23, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania