Vota e diasporës, KQZ: Hapat që duhet të ndjekin votuesit për problemet me zarfet
69,134 shqiptarë kanë votuar nga jashtë vendit dhe e kanë sjellë zarfin me votën e tyre në KQZ. Por edhe pse shifra e pjesëmarrjes në këto 10 ditë të para është në nivele të kënaqshme, janë të shumta problematikat që kanë hasur shqiptarët e diasporës, në procedurat e marrjes dhe kthimit të zarfit.
Nga mungesa e fletës së votimit brenda na zarf, tek dorëzimi në persona të tretë apo edhe problem me kthimin e zarfit për shkak të kompanisë, janë disa nga shqetësimet kryesore që emigrantët kanë denoncuar në rrjetet sociale.
Lidhur me këto shqetësime, KQZ ka paraqitur një protokoll se si duhet të veprojnë emigrantët që kanë hasur problem.
Fillimisht duhet të futen në PER. Pasi të jenë loguar me të dhënat e tyre, duhet të zgjedhin një nga opsionet, “Konfirmo marrjen e fletës së votimit”, ose “raporto një problem me zarfin”.
Tek ndërfaqja e problem zgjedhin një nga opsionet e listuara, ose tjetër duke e përshkruar atë.
Vendosin të dhënat e zarfit postar dhe dërgojnë këtë raportim të problemit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve