Arbitri shqiptar do të gjykojë derbin e zjarrtë të Athinës, AEK-Panathinaikos
Arbitri ndërkombëtar shqiptar Enea Jorgji është zgjedhur për të gjykuar njërën nga ndeshjet më të forta dhe më të ndjekura në kampionatin grek, derbin e zjarrtë të Athinës, mes AEK Athens FC dhe Panathinaikos.
Ky takim, i vlefshëm për fazën “Play Off” në “Super League Greece”, do të luhet më 4 maj në orën 19:00 dhe pritet me interes të madh, për shkak të rivalitetit historik mes dy skuadrave.
Caktimi i arbitrit shqiptar në këtë sfidë vjen pas një kërkese zyrtare të Federatës Greke të Futbollit drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, si dëshmi e besimit dhe vlerësimit që federatat europiane kanë për nivelin e arbitrimit në Shqipëri.
Jorgji është një arbitër i kategorisë A të UEFA-s dhe do të arbitrojë për herë të parë në kampionatin grek ndërsa verën e kaluar, ai arbitroi ndeshjen kualifikuese të PAOK-ut për Ligën e Evropës kundër Shamrock Rovers në Toumba.
40-vjeçari do të ketë në krah asistentët e tij të përhershëm në sfidat ndërkombëtare, Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj ndërsa arbitër i katërt do të jetë greku Evangelou dhe në VAR holandezi Van Bekel.
Gjermani Deniz Aytekin do të drejtojë ndeshjen Olympiacos-PAOK.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë