Barcelona me hap kampioni, përmbys në transfertë ekipin e Valladolid
25 fitore në 34 javë kampionat, Barcelona ecën e sigurt drejt titullit kampion në Spanjë, por sytë i ka në Champions, ku të martën përballet me Interin. Në fundjavë, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick mori një fitore jo pa vështirësi në kampionat ndaj Valladolid. Përballja u mbyll në shifrat 1-2, me vendësit të cilat kaluan të parët në avantazh me Sanchez, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi.
Në fraksionin e dytë blaugranët përmbysën rezultatin me golat e Raphinha dhe Fermin Lopez, të cilët i dhanë 3 pikë ekipit që udhëheq La Liga-n. Një tjetër lajm i mirë krahas kësaj fitoreje ishte rikthimi i portierit gjerman Ter Stegen, i cili luajti si titullar, por në Champions do të jetë në stol.
Përgatitjet anti-Inter kanë nisur, Barcelona nuk do të bëjë pauzë në prag të sfidës vendimtare ndaj zikaltërve, ndërsa trajneri Hansi Flick ka bërë të ditur që nuk priten ndryshime. Pavarësisht kthimit të gardianit gjerman, në Champions do të luajë Szczesny. Robert Lewandoëski ende nuk është gati, teksa në 100% e tij nuk është as mbrojtësi i majtë Balde, që duket se sërish nuk do të mund të japin dot kontributin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës