Shuperka: Duhani, shkaktar i shumë sëmundjeve e fataliteteve
Sëmundjet dhe fatalitetet e shkaktuara nga pirja e duhanit me djegie kanë ardhur në rritje. Shifrat në rang global tregojnë se shumica e vdekjeve vijnë si pasojë e duhanpirjes, ku nuk përjashtohen as ata që nuk janë konsumator por qëndrojnë në mjedise me tym duhani.
“Nga 8 mln vdekje që ndodhin çdo vit në rang botëror, 7,6 milionë i dedikohen vetëm pasojave të pirjes së duhanit me tym. 1,3 milionë vdekje që ndodhin në vit vetëm i dedikohet duhanpirjes pasive qëndrimi në ambient me tym duhani”, thotë Roland Shuperka, ekspert.
E kur flitet për Shqipërinë, eksperti jep alarmin se ne renditemi mbi mesataren europiane për konsum të duhanit dhe kjo përkthehet në më shumë sëmundje.
“Duhanpirja është 38,8% po marr gjithë nivelet e Europës, që janë në nivele më të ulëta 22-23%. Nuk duhet bërë shaka me duhanpirjen se të gjitha janë sëmundshmëri, qytetarë që do zënë spitalet, sëmundje të mushkërive dhe kancer”, shprehet eksperti.
Përballë kësaj situate alarmante, ekspertët rekomandojnë kalimin në alternative më pak të dëmshme.
‘Ekspertët botërorë deklarojnë, kalimin nga produktet e djegshme me tym në produkte më pak të dëmshme, që janë produktet që japin vetëm nikotinë”, thotë Shuperka.
Suedia është shteti i parë Europian që ka kaluar në produkte pa tym duhani, me vetëm 5,3% e popullsisë duhanpirëse, duke ulur ndjeshëm sëmundshmërinë në popullatë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)