Shqipëria do presë Kampionatin Evropian të 17-vjeçarëve, prezantohet infrastruktura

8 Maj 2025 | 18:18

Prej 19 majit deri më 1 qershor, Shqipëria do të presë kampionatin evropian të 17-vjeçarëve, një ngjarje e rëndësishme që zhvillohet për herë të parë në vendin tonë.

Ky kompeticion vjen si një tjetër sfidë pas finales së parë të Conference League. Kreu i FSHF-së, Armand Duka, e ka cilësuar këtë zgjedhje të UEFA-s si një shenjë besimi nga institucionet evropiane.

“Shoh dhe perspektivën e futbollit, gjithë këta fëmijë që kanë mbushur fushën. Sot, në një lloj mënyre, ne fillojmë zyrtarisht këtë aktivitet të rëndësishëm, Kampionatin Evropian U-17. Ky është një event shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, që konfirmon edhe njëherë aftësitë organizative të Shqipërisë dhe të futbollit shqiptar. Po ashtu, konfirmon besimin që institucionet evropiane kanë për ekspertizën tonë dhe përvojën tonë në organizimin e eventeve madhore”, tha Duka.

Për realizimin e këtij kompeticioni është ndërtuar infrastruktura e duhur.

“Për të arritur në organizimin e tij, si Federatë mund të themi se jemi një entitet i mesëm apo modest, por ka qenë e nevojshme një punë voluminoze për përgatitjen e katër stadiumeve që tashmë janë gati: ‘Arena Kombëtare’, ‘Elbasan Arena’, ‘Arena Egnatia’, dhe ‘Niko Dovana’, si dhe 10 fusha stërvitjeje. Të gjitha këto janë pjesë e një pune të madhe që ka kërkuar përpjekje të jashtëzakonshme”, shtoi Duka.

Përveç sportit, Kampionati Evropian i 17-vjeçarëve pritet të sjellë edhe një numër të konsiderueshëm tifozësh në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026