“Lezha simbolizon besën”, Berisha premton ndryshime të mëdha pas 100 ditësh
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbyllur fushatën elektorale në Lezhë, duke e cilësuar këtë qytet si një simbol të besës dhe bashkimit të shqiptarëve.
Gjatë fjalës së tij, Berisha falënderoi qytetarët e Lezhës për mbështetjen dhe u bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen më 11 maj për të votuar Partinë Demokratike si mundësi për të sjellë ndryshimin dhe për të larguar “mjerimin dhe skamjen” që, sipas tij, e ka shkaktuar qeveria e Edi Ramës.
Në fjalimin e tij, Berisha përmendi disa nga premtimet që PD ka për qytetarët. Ai nënvizoi se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, PD do të bëjë ndryshimin e madh që Shqipëria ka nevojë duke përfshirë rritje të rrogave, ulje të taksave dhe përmirësim të kushteve për bizneset e vogla.
“Në 100 ditë, çdo pensionist që merr më pak se 172 mijë lekë, do të marrë të paktën 200 euro. Po ashtu, çdo qytetar i Lezhës dhe i Shqipërisë do të ketë një rrogë minimale prej 500 eurosh. Çdo pensionist do të ketë kartën e konsumatorit për të përfituar çmime më të ulëta për produktet bazë”, tha Berisha.
Në fund të fjalës së tij, Berisha përmendi se, me fitoren e PD-së, Shqipëria do të bëjë një hap të madh përpara dhe do të ndalë skamjen dhe mjerimin. Ai e mbylli fjalimin duke theksuar se “në 100 ditë, Shqipëria do të ndryshojë rrënjësisht, dhe Lezha do të jetë shembulli i parë i këtij ndryshimi.”
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh