Përfundon instruktazhi për sigurinë zgjedhore në Gjirokastër dhe Berat

10 Maj 2025 | 13:25

Në kuadër të planit të masave të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Policia Berat dhe komisariatet përkatëse kanë përfunduar instruktazhin e punonjësve të angazhuar në ruajtjen e objekteve zgjedhore, për të garantuar një proces zgjedhor të qetë dhe të sigurt.

Ky instruktazhim ka për qëllim të sigurojë rendin dhe sigurinë gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke përfshirë masat e sigurisë në qendrat e votimit dhe pastrimin e çdo rreziku të mundshëm për zhvillimin e procesit të votimit në mënyrë të rregullt.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar se zgjedhjet të zhvillohen pa incidente dhe në përputhje me ligjin, duke ofruar një mbështetje të fortë dhe të koordinuar në çdo fazë të procesit zgjedhor.

Gjithashtu, në kuadër të planit të masave të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Policia Gjirokastër dhe Komisariatet e varësisë kanë përfunduar instruktazhin e punonjësve të angazhuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore, me qëllim garantimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të sigurt.

Gjatë këtij instruktazhi, është theksuar rëndësia e angazhimit të Policisë për të siguruar rendin dhe sigurinë në çdo fazë të procesit zgjedhor, duke krijuar grupe të gatshme në çdo komisariat dhe në DVP për reagim të menjëhershëm në çdo rast të mundshëm gjatë ditës së votimit, si dhe në fazën pasuese të numërimit të votave.

Po ashtu, DVP Gjirokastër ka deklaruar angazhimin e saj për të garantuar një proces zgjedhor të qetë dhe të sigurt, ku çdo qytetar të mund të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të votuar, pa pasur pengesa apo shqetësime. Policia do të monitorojë dhe menaxhojë situatat e mundshme për të siguruar një mjedis të qetë dhe paqësor për të gjithë votuesit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026