Vota e diasporës/ PS thellon rezultatin, mbi 26 mijë vota më shumë se PD

14 Maj 2025 | 18:43

Vijon numërimi i votave nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku Partia Socialiste po ruan një avantazh të thellë ndaj Partisë Demokratike me një diferencë të madhe në mbi 26 mijë vota.

Deri më tani janë numëruar 102,324 zarfa nga gjithsej 194,889, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas shifrave të deritanishme, Partia Socialiste ka siguruar 54,640 vota, ose 54.23% të totalit, ndërsa Partia Demokratike renditet e dyta me 28,468 vota, që përbëjnë 28.23%.

Në vendin e tretë, me një rezultat domethënës, vjen nisma “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt me 8,481 vota, e ndjekur nga Partia Mundësia me 3,638 vota.

Rezultatet paraprake të diasporës (deri tani) – Numëruar 102,324 zarfa nga 194,889 në total
  • PS – 54,640 vota (54.23%)

  • PD – 28,468 vota (28.23%)

  • Nisma SHB (Lapaj) – 8,481 vota (8.42%)

  • Mundësia – 3,638 vota (3.61%)

  • Bashkë – 2,651 vota (2.62%)

  • PSD – 1,157 vota (1.15%)

Procesi i numërimit vijon dhe pritet që rezultati përfundimtar të japë një panoramë më të qartë për ndikimin real të votës së diasporës në konfigurimin përfundimtar të Parlamentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026