VIDEO-LIVE / Rama takim me mbështetësit pas fitores së zgjedhjeve të 11 majit
Nën sfondin e këngës së fushatës, kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij, mbërriti në sheshin “Skënderbej”, ku u prit nga mbështetësit pas fitores së zgjedhjeve të 11 majit.
Duke folur para qytetarëve në sheshin Skënderbej Rama tha se Shqipëria zgjodhi yjet dhe jo kapelen fake.
“Mes dritës së Europës dhe errësirës së gropës së një kapele false, Shqipëria zgjodhi dritën. Me zërin tonë dhe me radio të vjetra, me disa tiki-take, Shqipëria zgjodhi korin tonë. Faleminderit Shqipëri. Në kujtesën time, kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështirë për ta thënë, sesa çfarë është për mua kjo fitore,” tha Rama.
“Kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështira për ta bërë siç është kjo fitore ku kemi bërë një arritje historike”, tha Rama duke falenderuar shqiptarët për votën.
Rama përmendi edhe prindërit e tij, duke thënë se shpreson t’ia bëjnë hallall që kundërshtarët e tij politikë i kanë përmendur dhe se beson që po e shohin nga lart, krenarë për arritjet e tij.
Rama tha se këtë fitore sipas tij me notën 10 e kishte ndjerë që më përpara.
“Kjo fitore, me notën 10, të cilën e kisha parandjerë dhe paralajmëruar prej kohësh, mund të duket e pabesueshme për ata që as nuk kanë kuptuar se Shqipëria sot është një vend krejt ndryshe nga ajo e djeshmja, dhe as për ata që nuk duan ta kuptojnë se ky popull nuk do të ndryshojë qeverinë që ka pa ndryshuar më parë opozitën që nuk do. Kjo fitore nuk është e papritur për mua, sepse e kam kërkuar çdo ditë që prej katër vitesh, që nga momenti kur sapo kisha zbritur nga podiumi mbrëmjen e fitores së fundit”, deklaroi Rama.

Rama i shoqëruar nga Linda, Zaho, Gregu dhe Rea pritet me duartrokitje pic.twitter.com/op7JIYv1MV
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 14, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës