Liderët e Europës në Tiranë, eksperti: BE është e ndarë për zgjerimin
Eksperti për çështjet integruese, Genti Xhaxhiu ishte këtë të premte i ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania, ku ka komentuar samitin e liderëve të Europës të mbajtur sot në Tiranë.
Ai tha se vendet e BE-së janë të ndara sa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian, ndaj anëtarësimi i shqipërisë nuk duhet të merret ene i mirëqenë.
“Vendet e Bashkimit Europian unë i shikoj të ndarë në dy grupe të mëdha, ata që janë entuziastët e zgjerimit dhe ata ndodhen kryesisht përreth Ballkanit dhe flasim këtu për Italinë, për Kroacinë, por edhe pak më larg, Austria është një tjetër entuziaste.
Nga ana tjetër kemi vende anëtare të cilat me heshtjen e tyre dhe me sondazhet e bëra në vendet e tyre, flasin për një skepticizëm për zgjerimin. Sigurisht flamurtar i zgjerimit mbetet Komisioni Europian, mbeten zyrtarët e lartë të BE-së dhe të Parlamentit Europian. Por zgjerimi nuk duhet të merret i mirëqenë”,-tha Xhaxhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West